Haxhiu thotë se do të hyjë në fuqi masa ndaj dhunuesve përmes Kodit Penal - NACIONALE

Haxhiu thotë se do të hyjë në fuqi masa ndaj dhunuesve përmes Kodit Penal

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përmendur disa hapa që ka ndërmarrë ministria për trajtimin e viktimave të dhunës, si dhe masat që do të hyjnë në fuqi së shpejt përmes Kodit Penal, ndaj dhunuesve.

Haxhiu këto deklarata i ka bërë gjatë vizitës në Gjilan, ku së bashku me kryetarin e kësaj komune, Alban Hyseni kanë takuar vajzat dhe gratë.

“Në Komunën e Gjilanit, gra dhe vajza u mblodhën në teatrin e Qytetit për të bashkëbiseduar me Ministren e Drejtësisë dhe Kryetarin e Komunës rreth dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore. Në këtë aktivitet u shpreh gatishmëri e përgjithshme qytetare që të angazhohen në informimin qytetar lidhur me raportimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore. Ministrja Haxhiu foli lidhur me hapat që ka ndërmarrë Ministria e Drejtësisë, për trajtimin e viktimave të dhunës, si dhe masat që së shpejti do të hyjnë në fuqi përmes Kodit Penal, ndaj dhunuesve. Iniciativa të shumta do të kontribuojnë që dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore të minimizohet”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Tutje në njoftimin e ministrisë thuhet se gjatë takimit u zhvillua bashkëbisedim frytdhënës ndërmjet të pranishmeve dhe Ministres së Drejtësisë.

Lajme të ngjashme