Haxhiu tha se do ta raportoj në polici, reagon Blakaj: Po tallemi me paaftësinë tënde, jep dorëheqje - NACIONALE

Haxhiu tha se do ta raportoj në polici, reagon Blakaj: Po tallemi me paaftësinë tënde, jep dorëheqje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Korab Blakaj, një biznesmen nga diaspora po vazhdon “betejën” përmes Facebook-ut me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Blakaj kishte shkruar një status ironik ndaj ministers Haxhiu, si kritikë ndaj një shkrimi të saj në Facebook, ku tha se ministrinë që ajo drejton, kishte shkuar një prind për ta raportuar një tentim dhunimi ndaj vajzës së saj 14 vjeçare.

Ndaj këtij shkrimi, Blakaj përmes një statusi duke thënë se në moshën 14-vjeçare ishte dhunuar seksualisht nga dy gra në një dasmë.

Satusin e Blakajt ministrja Haxhiu e pa si tallje me fëmijët e dhunuar e cila tha se qysh nesër do ta raportoj në polici.

Blakaj më pas iu kundërpërgjigj duke shkruar se ajo që po bënë, është “tallje me paftësinë” e ministres.

Albulena Haxhiu, jemi tallur me paaftësinë tënde, me marrinat tua! Jep dorëheqje e mos na lodh me broqkulla”, shkroi Blakaj.

Lajme të ngjashme