Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë - NACIONALE

Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë

16 orë më parë

nga NACIONALE

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ-ja.

Ajo ka bërë me dje se në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendit do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutën e Kosovës.

“Sot, me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmbyllet një proces i rëndësishëm demokratik për Republikën tonë. Vullneti i qytetarëve, i shprehur me votë brenda vendit dhe nga bashkatdhetarët tanë, ka marrë tashmë formën e tij përfundimtare institucionale. Shpreh mirënjohjen time për institucionet zgjedhore dhe për të gjithë ata që, me profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim, kontribuuan në mbarëvajtjen dhe përmbylljen e këtij procesi”, ka shkruar ajo, duke dhënë detaje tjera.

“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendit të Republikës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, duke hapur rrugën për themelimin e institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve. Besimi i dhënë nga qytetarët është një përgjegjësi e madhe. Çdo mandat duhet të ushtrohet me integritet, llogaridhënie dhe përkushtim të palëkundur në shërbim të interesit publik, demokracisë dhe të ardhmes së Republikës sonë”, ka shkruar Haxhiu.

Lajme të ngjashme