Haxhiu: Qeveria Kurti po e zhvat shëndetësinë, për tri vite s`ka qenë në gjendje me i miratuar dy ligje
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar Qeverinë Kurti se po e zhvat sektorin e shëndetësisë.
Në seancën e jashtëzakonshme parlamentare, ku po diskutohet për gjendjen në shëndetësi, ai ka thënë se Qeveria këtë sektor për shfrytëzon vetëm për keqpërdorime dhe rehatime politike e familjare.
Sipas tij, kjo qeveria për tri vite nuk ka arritur t`i miratojë dy projektligje.
“Derisa për tri vite nuk kanë qenë në gjendje një strategji të shëndetësisë me e miratu, dy ligje me i aprovu, çfarë mund të presin tjetër nga kjo qeveria, përveç që ky sektor të shfrytëzohet për keqpërdorime, abuzime dhe rehatime politike, partiake e familjare”, ka thënë Haxhu.
Ai ka bërë me dije se me këtë qeveri nuk mund të bëhen sigurimet shëndetësorë.
“Si mundesh me i bo sigurimet shëndetësore kur t`i buxhetin që e ka pasur të planifikua nuk e shfrytëzon, ndërsa në fond të sigurimeve shëndetësore e ke dërguar njeriun i cili ta ka degraduar ShSKUK-në dhe sipas raportit të autorit ka pasur milionë euro keqpërdorime. Nëse me këtë njerëz që janë të zhytur në krim, korrupsion e zhvatje mendon me e bo fondin e sigurimeve shëndetësore për me i zhvat edhe qat 17 milionë euro, atëherë këtu sigurimet shëndetësore nuk mund të implemetohen”, është shprehur Haxhiu.