Haxhiu procedon për në Qeveria Koncept Dokumentin për themelimin e Gjykatës Administrative - NACIONALE

Haxhiu procedon për në Qeveria Koncept Dokumentin për themelimin e Gjykatës Administrative

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se e ka proceduar për në Qeveria Koncept Dokumentin për themelimin e Gjykatës Administrative.

Në këtë mënyrë, ka thënë ajo, po përmbushet edhe një zotim i Qeverisë.

Sipas saj, me themelimi i gjykatës në fjalë përmbyllët krijimin e infrastrukturës ligjore në fushën e drejtësisë administrative.

Edhe një zotim po përmbushet. Sapo proceduam në Qeveri Koncept Dokumentin për themelimin e Gjykatës Administrative, në të cilin adresohet edhe zgjidhja e kontesteve nga marrëdhënia e Punës. Themelimi i gjykatës në fjalë, përmbyllë krijimin e infrastruktures ligjore në fushën e drejtësisë administrative, rritë dukshëm efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve dhe lehtëson qasjen e qytetarëve në drejtësi administrative”, ka shkruar Haxhiu në profilin e saj në “Facebook”.

Lajme të ngjashme