Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin zviceran Jürg Sprecher
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka pritur në një takim lamtumirës ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu e falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij dhe për kontributin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Zvicrës.
Ajo theksoi se dy shtetet kanë lidhje të veçanta, të ndërtuara ndër vite edhe falë komunitetit të madh të bashkatdhetarëve shqiptarë që jetojnë në Zvicër.
Në fund, Haxhiu i uroi ambasadorit Sprecher suksese në angazhimet e tij të ardhshme, duke shprehur mirënjohje për kontributin dhe miqësinë e tij ndaj Kosovës.