Haxhiu pret në takim lamtumirës ambasadorin francez Olivier Guérot
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Francës, Olivier Guérot.
Haxhiu e falënderoi ambasadorin për angazhimin dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të tij. Në takim u vlerësuan marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Francës, si dhe bashkëpunimi në drejtësi, arsim dhe zhvillim ekonomik.
Ajo theksoi rëndësinë e mbështetjes franceze për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe i uroi Guérot suksese në angazhimet e ardhshme.