Haxhiu pret kryediplomatin shqiptar, i kërkon mbështetje për “marrjen e pyetësorit të Bashkimit Evropian” - NACIONALE

Haxhiu pret kryediplomatin shqiptar, i kërkon mbështetje për “marrjen e pyetësorit të Bashkimit Evropian”

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Albulena Haxhiu, zyrtare e Vetëvendosjes që ushtron postin e detyrës kujdestare të Presidentit të Kosovës, ka pritur në takim kryediplomatin shqiptar, Ferit Hoxhën.

Me këtë të fundit, sipas asaj çka thuhet në komunikatën e dhënë për media, Haxhiu i kërkoi mbështetjen e shtetit shqiptar për integrimet evropiane të Kosovës.

Haxhiu, sipas komunikatës, i foli atij edhe për “marrjen e pyetësorit të Bashkimit Evropian,” përkatësisht për miratimin e aplikimit të Kosovës në BE për të marrës statusin e vendit kandidat.

“Një pjesë e takimit iu kushtua rrugës evropiane dhe euroatlantike të Kosovës. Presidentja Haxhiu kërkoi vazhdimin e mbështetjes së Shqipërisë për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, për marrjen e pyetësorit të Bashkimit Evropian, si dhe për afrimin e mëtejshëm të Kosovës me NATO-n dhe Partneritetin për Paqe”, vijon njoftimi.

Lajme të ngjashme