Shifrat alarmante të Haxhiut: Mbi tre mijë profesionistë shëndetësorë kanë ikë për tri vite - NACIONALE

Shifrat alarmante të Haxhiut: Mbi tre mijë profesionistë shëndetësorë kanë ikë për tri vite

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se profesionistët shëndetësorë po ikin nga vendi.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se për tri vite, mbi tre mijë profesionistë shëndetësorë kanë lëshuar vendin.

Sipas tij, nëse vazhdon një trend i tillë, sistemi shëndetësorë do të kolapsojë.

“Për tri vite, mbi 600 mjekë, mbi 2500 infermierë, fizioterapeutë, teknikë të radiologjisë, teknikë mjekësorë, kanë ikur. Pra, janë më shumë se 3100 profesionistë shëndetësorë që kanë ikur nga Kosova në tri vitet e fundit. Kjo është shumë shqetësuese. Nëse ky trend vazhdon me këto shifra alarmante të ikjes së profesionstëve shëndetësorë, sistemi ynë shëndetësor do të kolapsojë. Prandaj është koha që koka të kthehet nga shëndetësia jonë, sa nuk është bërë tepër vonë.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme