Haxhiu: Nuk i nënshtrohemi, as nuk shantazhohemi dhe as nuk i frikësohemi kryemashtruesit Kurti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se “nuk i mashtrohen, as nuk shantazhohen dhe as nuk i frikësohet kryemashtruesit Kurti.”
Haxhiu përmes një postimi në Facebook se deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues.
“Kushtetuta e Kosovës, Neni 70, Paragrafi 1 saktëson se: Deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues. Ne nuk i nënshtrohemi, as nuk shantazhohemi, as nuk i frikësohemi kryemashtruesit Kurti. Ai mundet me i kërcenu, shantazhu dhe frikësu deputetët e tij sikur në rastin e votimit për Trustin, por kjo mendësi nuk kalon tek deputetët e PDK-së.” – ka shkruar Haxhiu.
