Haxhiu: Manifesta 14 e vendosi në globin e saj hartën e Kosovës mikpritëse - NACIONALE

Haxhiu: Manifesta 14 e vendosi në globin e saj hartën e Kosovës mikpritëse

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Festivali Manifesta ka vendosur në globin e saj, hartën e Kosovës mikpritëse.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka shpërndarë disa fotografi gjatë vizitës së saj në Manifesta.

Manifesta, Bienalja Nomade Evropiane, për 100 ditë në Prishtinë dhuroi qytetarëve e vizitorëve, aktivitete të bukura artistike, me kultura të ndryshme nga mbarë bota, magjepse, e pasuruar me shpirtin rinor që mbanë kryeqyteti jonë. Manifesta14, në botën e artit, vendosi në globin e saj, hartën e Kosovës mikpritëse, Prishtinën e të rinjve”, ka shkruar Haxhiu.

Për Manifesta 14 sot ka qenë dita e fundit në Prishtinë, pasi që eshtë hapur me 22 korrik 2022 dhe ka qëndruar e hapur për plotë 100 ditë.

Lajme të ngjashme