Haxhiu: Kurti ta shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, të përseriten zgjedhjet në veri
Gazetari Baton Haxhiu, tha se kryeministri Kurti duhet ta shpall gjendjen e jashtëzakonshme dhe të përseriten zgjedhjet në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Në debatin “Pressing” të T7, Haxhiu tha se së paku në dy komuna kryetarët nuk mund të betohen dhe se kryeministri duhet t’i shpallë zgjedhjet e reja.
“Me sa di, janë dy variante për të kontestuar legalitetin, ose mungesën e legjitimitetit. E para është një referendum qytetar dhe e dyta është se së paku në dy komuna nuk mund të betohet një kryetar i bashkisë nëse nuk e ka bekimin e kuvendit komunal”tha ai.
“Ekziston një nen ku kryeministri mund të shpallë gjendjen e përkohshme, ose të jashtëzakonshme nuk e di sigurt termin, që të krijojë institucione të përkohshme deri në shpalljen e zgjedhjeve”, tha Haxhiu.
