Haxhiu: Nëse Kurti s'e pranon Asociacionin, s’ka rrugë tjetër vetëm ta çojë vendin ne zgjedhje
Gazetari Baton Haxhiu ka parashikuar se viti 2024 mund të jetë vit i zgjedhjeve. Kjo, sipas Haxhiut, mund të ndodh nëse kryeministri Albin Kurti nuk e implementon Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Nëse në mars ai nuk e merr Asociacionin, ai s’ka rrugë tjetër vetëm ta çojë vendin ne zgjedhje, sepse Kosova do të jetë e izoluar me sanksione. Sanksionet nuk heqen se janë zëvendësu me liberalizim të vizave, liberalizimi është dhënë”, deklaroi Haxhiu në "Pressing".
Haxhiu më tej ka thënë se ka edhe dy mundësi me të cilat do të përballet Kurti.
“Janë dy mundësi, Kurti ta çojë mandatin deri në fund me Asociacionin e aprovuar në Qeveri dhe Gjykatë Kushtetuese që nga marsi, ose të jetojë me sanksione deri në zgjedhjet e ardhshme që i duhen shumë shpejt”, u shpreh ai