Haxhiu i reagon Kurtit për ish-presidentin Thaçi: Serbia dhe Albini me të njëjtin mllef kundër krerërve të UÇK-së
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit vlerësoi se projekti i korrigjimit të kufijve shihej si zgjidhje e “liderëve autoritar”, pra Thaçit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Në reagimin e tij në Facebook, Haxhiu tha se mes tjerash se po "hedh gurë ndaj Thaçit" sa herë që po i jepet mundësia.
”Bashkëpunuan me djallin, sponzorizuan raporte dhe derguan dosje në Hagë kundër udhëheqësve te UÇK-së, te cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë dhe këto manipulime nuk po i mjaftojnë Albin Kurtit për të hedh gurë mbi Thaçin kudo që i ipet mundësia.Serbia dhe Albini me të njëjtin mllef kundër krerërve të UÇK-se në veçanti ndaj Hashim Thaçit projektet dhe vizionin e të cilit nuk po e arrin dot “Bini i Binqes”!Turpi mban emrin e mashtruesit Albin Kurti." - ka thënë Haxhiu.