Haxhiu i gëzohet krijimit të Gjykatës Komerciale - sulmon kritikët
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook i është gëzuar themelimit të Gjykatës Komerciale.
Ajo tha se kur u diskutua në Kuvend korrikun e kaluar, disa parashikuan se nuk do të funksionojë edhe për 5 vite të tjera, duke kritikuar ata që sipas saj ende nuk besonin se do të funksionalizohet përkundër zotimeve të ekzekutivit se një gjë e tillë do të ndodhë shpejtë.
Postimi i plotë:
Në korrik të vitit të kaluar, Qeveria procedoi në Kuvend, ligjin që themelonte Gjykatën Komerciale.
Edhe përkundër zotimeve tona për funksionalizim të shpejtë të saj, në debate televizive gjithandej, thuhej se Gjykata Komerciale nuk mund të funksionalizohet para 5 viteve
Gjykata Komerciale filloi punën shumë pak muaj pas hyrjes në fuqi të Ligjit.
Falenderoj Kuvendin për mbështetjen si dhe Këshillin Gjyqësor për bashkëpunimin dhe angazhimin për funksionalizim të Gjykatës Komerciale, gjithashtu edhe programin e USAID për drejtësi komerciale.
Punë të mbarë gjyqtarëve dhe stafit mbështetës, uroj ta kryejnë punën me nderë dhe përkushtim dhe vetëm në përputhje me kompetencat dhe legjislacionin