Haxhiu thirrje opozitës “të mos bllokojnë zgjedhjen e Presidentit”, por shton se s’kanë ende emër për kandidat - NACIONALE

Haxhiu thirrje opozitës “të mos bllokojnë zgjedhjen e Presidentit”, por shton se s’kanë ende emër për kandidat

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Albulena Haxhiu, Kryetare e Kuvnedit të Kosovës, i bëri thirrje opozitës “të mos bll”kojnë" zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Por, shtoi ajo, nuk kanë emër të përvetshëm “përveç atë që ka folur publikisht Albin Kurti.”

“Vetëm situatat e vitit të kaluar mendoj që nuk ka nevojë të na përsëriten...Unë nuk mund të ndërhyjë në diskutimet që partitë politike që i bëjnë. Sot do të ketë takim tjetër mes Kurtit dhe Abdixhikut...Le të shohin cilat do të jenë qëndrimet pas këtij takimi. Në VV ka pasur diskutime, por nuk ka pasur emra të përvetshëm. Përveç ato që publikisht i ka përmendur Kurti...Është e rëndësishme ta kemi parasysh që bllokadat nuk prodhojnë asnjë të mirë, as interesin tonë si shtet...Është e rëndësishme t’i kemi 80 vota në dy raundet e para...pa tendenca për të bllokuar zgjedhjen e Presidentit...Aktgjykimi kërkon që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm dhe të votojnë...Kërkesa për 80 vota është e ndërlidhur me këtë, i ka detyruar deputetët të votojnë...Prandaj, kërkesa që 80 vota të jenë në kuti, ndërlidhet me këtë”, tha Haxhiu

Lajme të ngjashme