Haxhiu: Fton opozitën dhe Listën Serbe për të përkrahur vettingun
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se do të i ftojë përsëri partitë opozitare për të mbështetur procesin e vettingut pasi që, LDk ka refuzuar ftesën ndërsa AAK dhe PDK, nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.
Mbështetje procesit të vettingut i kanë dhënë përfaqësues të partive të komuniteteve jo-shumicë jo-serbe, që kanë gjashtë deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Ftesë do të marrin edhe përfaqësuesit e Listës Serbe dhe partive të tjera, që nuk morën pjesë në takimin e sotëm.
Haxhiu ka bërë të ditur se Qeveria është në përfundim të procesit për hartim të amendamenteve kushtetuese, andaj ka paralajmëruar shpeshtim të takimeve me të gjitha subjektet politike.
“Duhet të jemi bashkë, duhet të jemi të unifikuar, prandaj duke qenë ne jemi në përfundim të punës sonë, draftamandamentet kushtetuese, ligjit për verifikimin e integritetit të sistemit të drejtësisë besojmë që duhen tashmë takime të vazhdueshme{, ka thënë Haxhiu
Dy të tretat e votave të deputetëve janë të nevojshme për amendamentim të Kushtetutës.