Haxhiu e dënon rrahjen e Sanduloviqit: Serbia ende është në vitet 90-ta, ndërkombëtarët ta dënojnë këtë akt - NACIONALE

Haxhiu e dënon rrahjen e Sanduloviqit: Serbia ende është në vitet 90-ta, ndërkombëtarët ta dënojnë këtë akt

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë, ka publikuar një shkrim në gjuhën angleze në rrjetin social “X”, ku ka dënuar rrahjen e Nikolla Snaduloviq, politikan serb që vizitoi varrezat e familjes Jashari.

Në shkrimin e saj, Haxhiu ka theksuar se Serbia jeton në vitet 90-ta dhe larg normalizimit.

Tutje, ajo ka kërkuar që komuniteti ndërkombëtar të dënojë këtë akt.

“Serbia është ende në vitet '90 dhe larg normalizimit të saj. Aty rrihet i vetmi opozitar Sanduloviq dhe tenton të eliminohet vetëm se e pranon të vërtetën e Kosovës. Komuniteti ndërkombëtar duhet ta dënojë këtë akt.” – shkroi ajo.

Lajme të ngjashme