Haxhiu e bën edhe më “llugë”, fut në sallë militantët e VV-së për t’i fyer deputetët e PDK-së: Sa herë të më thirr "baba", unë vij - NACIONALE

Haxhiu e bën edhe më “llugë”, fut në sallë militantët e VV-së për t’i fyer deputetët e PDK-së: Sa herë të më thirr "baba", unë vij

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka sjell në sallën e Kuvendit militantë të VV-së për t`i fyer deputetët e PDK-së, të cilët po qëndrojnë në sallë.

Në një paraqitje për media, Haxhiu ka deklaruar se ata kanë kërkuar që ta vizitojnë sallën e Kuvendit ku mbahen seancat plenare.

Pas përfundimit të adresimit të Haxhiut, përkrahësit e VV-së kanë filluar fyerjet ndaj deputetëve të PDK-së.

Ata as nuk prezantoheshin, por vetëm fajësonin opozitën që nuk po bën marrëveshje për VV-në për president.

Një mërgimtar, i cili mbante në kokë plisin, duke u referuar Albin Kurtit si “baba”

“U kry filmi për juve. Sa herë të më thirr këtu baba, unë vijë”, ka thënë ai, duke iu drejtuar deputeteve të PDK-së.

Lajme të ngjashme