Haxhiu: Dyshoj se padia ndaj Mehmetajt është bërë nga Basha, ajo është përgatitur nga Dejona Mihalit - NACIONALE

Haxhiu: Dyshoj se padia ndaj Mehmetajt është bërë nga Basha, ajo është përgatitur nga Dejona Mihalit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, dyshon se padia e Dimal Bashës është përgatitur nga deputeti i VV-së,

Haxhi pretendon se padia është bërë nga klani propagandistik i VV-së, që, sipas tij, udhëhiqet nga Dejona Mihajli.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haxhiu ka shkruar se ky veprim tregon për kapjen e drejtësisë.

“Përpjekja për linçim, frikësim dhe nështrim të çdo zëri kritik nga pushteti autokrat i Kurtit siç është edhe padia shpifëse e Dimal Bashes ndaj Lirim Mehmetaj, tregon qartë kapjen e drejtësisë duke i luftuar gazetarët e paktë hulumtues e të guximshëm aktualisht në Kosovë. Dyshoj se Dimali nuk e ka shkruar atë padi ndaj Lirim Mehmetaj, por ajo është e përgatitur në klanin propagandistik të LVV-së të udhehqur nga Dejona Mihajli, siç u dëshmua që i dirigjon edhe fjalimet e deputetëve të VV-së”, ka shkruar Haxhiu.

Sipas tij, drejtësia sot po përdor standarde të dyfishta.

“Kritikat dhe argumentet e Lirimit dhe analistëve tjerë që pasqyrojnë dështimet e Qeverisë Kurti, nuk mund të shuhen dhe anashkalohen me padi farse të këtij pushteti. Drejtësia sot në Kosovë po përdorë standarde të dyfishta ndaj atyre që e kritikojnë pushtetin dhe ndaj njerëzve të pushtetit të cilët çdo ditë fyejnë, shajnë dhe linçojnë opozitarët”, ka shkrua Haxhiu.

Lajme të ngjashme