Haxhiu: Do të vazhdojmë deri sa të respektohet jeta dhe dinjiteti i vajzave dhe grave të këtij vendi
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se do të vazhdojnë derisa të respektohet jeta dhe dinjiteti i vajzave dhe grave të këtij vendi.
Haxhiu këtë deklaratë e bëri pas mbylljen së fushatës globale “16 ditët e aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore”.
Sipas Haxhiut, MD ka organizuar mbi 40 aktivitet në të gjithë Kosovën.
“Gjatë këtyre ditëve si Ministri e Drejtësisë organizuam mbi 40 aktivitete në gjithë Kosovën por ishin mbi 200 aktivitete që u organizuan nga institucionet e organizatat e shoqërisë civile. Ishte një punë e madhe dhe me peshë. Falënderoj partnerët e bashkëpunëtorët që na ndihmuan gjatë gjithë kësaj kohe. Puna jonë nuk do të ndalet me kaq. Do të vazhdojmë fort edhe më shumë derisa të krijojmë institucione që iu shërbejnë qytetarëve dhe derisa të respektohet jeta dhe dinjiteti i vajzave dhe grave të këtij vendi”, ka shkruar Haxhiu.
