Haxhiu: Deputetët e VV-së po mbajnë mbledhje të Komisionit Hetimor për tekstet shkollore në kundërshtim me Ligjin
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se deputetët Vetëvendosjes, po mbajën mbledhje të Komisionit Hetimor në kundërshtim me Ligjin për Hetim Parlamentar.
Ai ka thënë se kjo përpjeke po bëhet për të mbuluar abuzimet dhe keqpërdorime në subvencionimin e teksteve shkollore.
“Edhe pse në kohë pushimesh, në Kuvend deputetët e LVV-së janë duke mbajtur një mbledhje të Komisionit Hetimor, në kundërshtim me Ligjin për Hetim Parlamentar dhe Rregulloren e Kuvendit.Krejt kjo po bëhet me qëllim të perpjekjes së tyre peir të mbuluar abuzimet dhe keqpërdorimet në subvencionim të teksteve shkollore.” – ka shkruar ai.
Më tej, ai ka publikuar edhe emailin që kishte pranuar nga kryetari i këtij Komisioni për shtyerje të mbledhjes.
“Për informim të drejtë të opinionit publik , të premten në ora 18:39 kam pranuar email nga kryetari i Komisionit Hetimor Prof.Dr Shemsedin Dreshaj ku jam njoftuar se për shkak të pushimeve dhe mungesës së kuorumit, mbledhjet e komisionit hetimor vazhdojnë me 09.09.2024.” – ka shkruar ndër të tjera ai.