Haxhi Shala komenton deklaratën e Gashit: Ua paskemi prishur rehatinë disave
Haxhi Shala, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, ka komentuar deklaratën e Shkëlzen Gashit, analist, i cili mbrëmë bëri një deklaratë skandaloze, duke thënë se kishte momente kur PDK dhe LDK ishin më barbare se regjimi i Slobodan Millosheviqit, diktator serb.
Në Frontal të T7, z. Shala, që në luftë njihej me pseudonimin komandant “Topi”, theksoi se “me të vërtetë ua paskemi prishur disave rehatinë.”
“Pavarësisht se cfarë thotë Xeni ose të tjerët.. se po shihet që paska pas shumë.. Mimoza e plotë e plotë. Me të vërtetë ua paskemi prishur rehatinë disave.Në atë kohë kanë qenë disa familje që ju ka dhanë privilegje ai regjim. Ndoshta prapë vazhdojnë të paguhen si OJQ që të bëjnë propagandë”, ka shtuar tutje Shala.