Haxhi Avdyli pas deklaratave të Ganimete Musliut: Skena politike po ndotet me persona të tillë
Haxhi Avdyli ish-bashkëpunëtori i afërt i Vjosa Osmanit e ka dënuar ashpër gjuhen e deputetes së PDK-së Ganimete Musliut e cila para pak orëve drejtoi akuza ndaj presidentes Osmani duke thënë ndër tjerash se “Vjosa Osmani hyri në Kuvend me 100 kg peshë dhe do të dalë me 50 kg”.
Për këtë deklaratë ka reaguar në rrjetet sociale.
Duke mos ia përmendur emrin Musliut, deputeti Avdyli është shprehur se gjuha e saj është fyese për të e më shumë për ata që e kanë votuar për deputete të Kuvendit.
“Gjuha fyese nga një femër deputete si kjo ( që as emrin sia vlen ti përmendet) është fyese më së shumti për ata që kanë votuar një deputete të tillë. Të mbetur të vetmuar në çmendinë e tyre dhe pa argumente politike për të kritikuar Presidenten as për keqpërdorime e as për pazaret për tokat e Kosovës, atëherë personat e tillë shpirtzi ashtu si e kan shpirtin e mendjen dinë të bëjnë vetëm fyerje e të shpërndajnë vrerë”, ka shkruar ai.
Tutje ka thënë se qytetarët në anën tjetër janë të kënaqur me punën e presidentes Osmani.
“Skena politike po ndotet nga persona të tillë, por përparimi i Kosovës sdo ndotet as ndalet me liderë të përgjegjshëm si Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu. Si shumica absolute e qytetarëve, jam krenar si asnjëherë më parë për punën e Presidentes Osmani. Karvani i punëve të mira po vazhdon...”, ka shkruar ndër tjerash Haxhiu.