Haxhi Avdyli gjen kohë për 'ekzibicione', merret me prejardhjen e Lepa Brenës, Dino Merlin e Beki Bekiç
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli ka gjetur kohë për pak "relaks".
Kjo pasi, i njëjti duke shfrytëzuar rrjetin social "Facebook" ka shpërndarë një video të "Tik-Tokut".
Në videon respektive thuhet se disa prej këngëtarëve serbë, kanë prejardhje shqiptare ose boshnjake.
Një temë jo aq relevante me kohën, megjithatë deputeti gjegjës duket ta ketë parë të tillë.
Më poshtë edhe postimi i plotë i përfaqësuesit tonë të legjislativit.
Shënim: Haxhi Avdyli ka njoftuar se postimi i mësipërm nuk është bërë prej tij, pasi llogaria i është hakuar!

