Haxhi Avdyli aktivizohet në Twitter: "Të ndalet agresioni serb tash" - NACIONALE

Haxhi Avdyli aktivizohet në Twitter: "Të ndalet agresioni serb tash"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli, ka bërë një postim të rrallë në rrjetin social Twitter.

Ai ka shkruar që Serbia në bashkëpunim me Rusinë po sulmon paqen në Kosovë përmes vendosjes së barrikadave përmes agjentëve kriminalë në veri të Kosovës.

“Agresioni serb duhet të ndalet tash.” – ka shkruar deputet Avdyli.

Më tej, anëtari i partisë Guxo ka shkruar “Lëvizje e lirë për popullin serb në veri, asnjë kompromis me kriminelët,”

Avdyli në rrjetin social Twitter është aktiv kryesisht përmes rishpërndarjesh që bën por jo edhe përmes shkrimesh.

Lajme të ngjashme