Hashani: 40 për qind e bizneseve s’i përdorin arkat fiskale 100 për qind
Kryetari i Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), Agim Hashani, në një intervistë për Ekonomia Online, është shprehur i shqetësuar, pasi rreth 40 për qind të bizneve, kryesisht bizneset e vogla, nuk janë duke i përdorur arkat fiskale.
Hashani i ka bërë thirrje Administratës Tatimore të Kosovës dhe Inspektorëve Tatimorë që të jenë në vëzhgim të kontrollit për përdorimin e arkave fiskale.
“Sipas një analize që ka bërë AKB-ja rreth 40 për qind të bizneseve, sidomos të bizneseve të vogla dhe ato shërbyese nuk i përdorin arkat 100 për qind. Kjo del që neve i bëjmë një konkurrencë jo të drejtët bizneseve që i përdorin arkat 100 për qind. Prandaj Administrata Tatimore e Kosovës dhe Inspektorët tatimor duhet që të jenë në vëzhgim të vazhdueshëm të kontrollit të përdorimit të arkave fiskale, qoftë për kafitërit qoftë edhe për shërbime të ndryshëm” – u shpreh Hashani për EO.
Hashini ka përmendur disa nga sektorët të cilët dyshohet se nuk janë duke i përdorur arkat fiskale, kryesisht janë sektori i gastronomisë, hotelerisë, dhe sektorë tjerë si ai i ndërtimtarisë.
“Kjo e bënë Kosovën jo një vend të përshtatshëm për investitor. Numri i bizneseve që janë të regjistruara dhe numri i bizneseve të cila kanë arke fiskale është rreth 50 për qind më pak”, tha Hashani