“Hasha+Isa=Zajednica”, Sulstarova i VV-së me parullë, i bindur që "Zajednica nuk kalon"
Enis Sulstarova, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, ka komentuar diskutimet në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Në fakt, Sulstarova, të cilin kryeministri Albin Kurti e kishte cilësuar si “mik dhe profesor të tij”, ka shpërndarë një fotografi, ku përmenden Hashim Thaçi, ish-president i Kosovës, dhe Isa Mustafa, ish-kryeministër i Kosovës.
Në shkrimin e tij, Sulstarova ka shkruar se “Zajednica nuk kalon!”, një parullë e moçme e VV-së.
“Pa nenshkrim te Serbise nuk ka nenshkrim te Kosoves dhe nuk realizohet asnje kerkese e Serbise jashte paketes. Vuçiçi me shpalljen e zgjedhjeve ne Serbi tregoi se nuk do marreveshje me Kosoven, po e do Zajednicen per te destabilizuar Kosoven. Si me pare, ashtu dhe sot e ne vijim, Zajednica nuk kalon!” – shkroi ai.