Hasani për analizën e ASHAK-ut: Sulmojnë figurat e UÇK-së për me iu servilos VV-së - NACIONALE

Hasani për analizën e ASHAK-ut: Sulmojnë figurat e UÇK-së për me iu servilos VV-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Po vazhdojnë reagime ndaj “analizës” së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) e cila u bë temë pas publikimit të disa shkrimeve nga gazeta Nacionale.

Partitë politike opozitare e qytetarë të tjerë kanë reaguar ndaj kësaj analize.

Edhe anëtari i Lëvizjes për Bashkim, Yllten Hasani ka reaguar ndaj ASHAK-së, duke e quajtur “Akademi të Turpit”

Hasani në Twitter ka shkruar se nuk do të çuditje nëse ASHAK-u do të shfaqte nostaligji ndaj Tito-s dhe komunizmit.

Akademia e Turpit. Nuk do të çuditesha sikur këta të shfaqnin edhe ca doza nostalgjie për Tito-n dhe komunizmin.”, ka shkruar ai.

Më tej, ai thtoë se po sulmohen figura të UÇK-së për servilosje ndaj VV-së.

Sulmojnë figurat e UÇK-së për me iu servilos VV-së.”, përfundon ai.

Ndërkohë, si rrallëherë, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (AShAK) ka publikuar një analizë të gjatë me 39 faqe, me të cilën synon që ta tërheq vëmendjen e opinionit për politikat destabilizuese të Serbisë. Ndonëse pa autor të përveçëm, analiza merret me marrëdhëniet mes shqiptarëve e të serbëve, duke u përpjekur që të ofrojë një histori të përgjithshme, që nga koha e Betejës së Kosovës e deri te situata më e re në veriun e Kosovës.

Në analizën e gjatë, institucioni më i lartë i shkencës dhe i arteve, që udhëhiqet nga akademik Mehmet Kraja, i cili e ka botuar analizën edhe në profilin e tij në Facebook, ka lëshuar akuza të shumta ndaj ish-pushteteve në Kosovë, duke i akuzuar ato për keqqeverisje, korrupsion e krim. Për më shumë, nëpërmjet një gjuhe aspak korrekte, AShAK-u e “godet” edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, duke e akuzuar se e ka futur ndarjen e Kosovës në agjendë për ta shpëtuar veten nga Gjykata Speciale. Në fakt, gjuha e përdorur nga AShAK-u përputhet me narrativën e LV-së kundrejt fenomeneve politike e shoqërore në Kosovë e në Ballkanin Perëndimor.

Lajme të ngjashme