Hasani: Detyra kryesore e qeverisë së re është zbatimi i autonomisë që Kurti pranoi në Ohër dhe Bruksel - NACIONALE

Hasani: Detyra kryesore e qeverisë së re është zbatimi i autonomisë që Kurti pranoi në Ohër dhe Bruksel

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se cilado forcë politike që do të marrë drejtimin e qeverisë së ardhshme, do të përballet kryesisht me çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, ndonëse kjo temë nuk është trajtuar gjatë fushatës elektorale, ajo do të zërë pjesën më të madhe të agjendës qeveritare.

Hasani theksoi se zbatimi i marrëveshjes së Ohrit dhe autonomisë së pranuar nga kryeministri Albin Kurti në Ohër dhe Bruksel do të jetë sfida kryesore e ekzekutivit të ardhshëm.

“Qeveria e ardhshme detyrë kryesore, 90-70% të punës e ka çështjen e implementimit të marrëveshjes së Ohrit, që nënkupton implementimin e autonomisë që e ka pranuar në Ohër dhe Bruksel Kurti. Kurti e ka pranuar, por implementimi i saj ka qenë dhe është barrë e madhe për një parti. Ajo e do një konsensus të madh shoqëror, që do të thotë edhe koalicion qeveritar… Te ne nuk është thënë as në zgjedhje, por Qeveria Kurti 70-80% të punëve ka pasur të bëjë me të”, deklaroi Hasani në “Konfront”.

Lajme të ngjashme