Harta e Kosovës me ngjyra të Serbisë, policia arreston dy të rinj serbë në Zubin Potok
Dy të rinj të nacionalitetit serb janë ndaluar nga Policia e Kosovës në afërsi të Zubin Potokut, pasi mbanin të veshura bluza provokuese me mbishkrimin “nuk ka dorëzim”.
Arrestimi i tyre është bërë i ditur nga gazeta KOHA, e cila shkruan se serbët kishin të veshura bluza në të cilat ishte harta e Kosovës me ngjyra të flamurit serb, ku sipër ishte shkruar se “nuk ka dorëzim”.
Pas paralajmërimeve të Qeverisë së Kosovës, se nga 1 gushti do të nis afati i fundit i kthimit të tabelave ilegale të veturave në targa RKS dhe vendimit për reciprocitet mbi letërnjoftime, në veri ka pasur reagime të shumta.
Në disa lokacione janë vendosur postera me mbishkrime të tilla si: “Jo dorëzim,” dhe “letërnjoftimi serb mbetet”.
