Harrisi e pranon nominimin për presidente: Zgjidhini lirinë dhe drejtësinë
Demokratja Kamala Harris e pranoi të enjten në mbrëmje zyrtarisht nominimin e Partisë Demokrate si kandidate për presidente të Shteteve të Bashkuara, duke u bërë thirrje amerikanëve që ta zgjidhnin “lirinë dhe drejtësinë”.
“Atëherë, në emër të popullit, në emër të secilit amerikan, pavarësisht nga partia, raca, gjinia ose gjiha që gjyshja juaj e flet, në emër të nënës sime dhe të secilit që ndonjëherë ka nisur një rrugëtim të vështirë në emër të amerikanëve, si njerëzit me të cilët unë jam rritur, njerëzit që punojnë fort, i ndjekin ëndrrat e tyre dhe që kujdesen për njëri-tjetrin, në emër të secilit tregimi i të cilit do të mund të shkruhej vetëm në kombin më të mirë në Tokë. Unë e pranoj nominimin tuaj për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës” – tha zonja Harris, duke nxitur duartrokitje të fuqishme.
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, tha se Harrisi është gati për ta kryer detyrën e presidentes.
“Ne jemi gati për Presidenten Kamala Harris. Dhe Kamala Harris është gati për punën” – shkroi ai në rrjetin X.
Harrisi dhe Obama e njohin njëri-tjetrin me vite dhe kandidatja për presidente dikur kishte punuar në fushatën e hershme të Obamës për t’u zgjedhur në krye të Shtëpisë së Bardhë.