Harrisi dhe Walzi do të japin intervistë të enjten në CNN - NACIONALE

Harrisi dhe Walzi do të japin intervistë të enjten në CNN

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidatët e Partisë Demokratike për president dhe nënpresident të ShBA-së, Kamala Harris dhe Tim Walz, do të japin një intervistë të enjten në televizionin CNN pas kritikave të republikanëve dhe të disa medieve se nënpresidentja e tanishme nuk i ka lejuar gazetarët që ta vënë përballë disa çështjeve.

Intervista do të transmetohet të enjten nga ora 21 sipas zonës kohore lindore të ShBA-së (në orën 3 të mëngjesit të premten sipas zonës kohore të Kosovës), tha televizioni CNN të martën përmes një deklarate, raporton agjencia “Reuters”.

Kjo do të jetë intervista e parë e zonjës Harris që nga dita kur u bë kandidate për presidente, pasi Joe Biden i dha fund fushatës për mandat të ri në Shtëpi të Bardhë me 21 korrik pas një performance të dobët në debatin me rivalin Donald Trump.

Përderisa Harrisi herë pas here ka pranuar pyetje nga gazetarët rreth politikës së jashtme dhe ekonomisë gjatë fushatës së saj, ajo ende nuk ka dhënë ndonjë intervistë në katër sy dhe nuk ka mbajtur ndonjë konferencë për shtyp, duke nxitur kritika nga kandidati republikan për president, Donald Trump.

Intervista do të realizohet nga gazetarja e televizionit CNN, Dana Bash, në shtetin kyç të garës presidenciale, Georgia, njoftoi mediumi.

Lajme të ngjashme