Haradinaj: Shinzo Abe ishte mik i madh i Kosovës
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur me vrasjen e ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Abe ishte një mik i madh i Kosovës.
“I tronditur nga lajmi për ndarjen tragjike nga jeta të ish kryeministrit të Japonisë dhe mikut të madh të Kosovës Shinzo Abe. Ngushëllimet më të thella për Japoninë dhe popullin e saj, në këtë ditë të rëndë për ta. Vrasja e ish kryeministrit japonez është lajm i keq për të gjithë botën demokratike!”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.