Haradinaj viziton Pentagonin, kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO - NACIONALE

Haradinaj viziton Pentagonin, kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një vizitë në Pentagon, ku është pritur në takim nga Alton Buland, Drejtor Kryesor për Evropën dhe Politikat e NATO-s në Zyrën e Sekretarit të Luftës së SHBA-së.

Gjatë takimit, Haradinaj ka shprehur mirënjohjen e Kosovës ndaj popullit dhe shtetit amerikan për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar se tani është momenti i duhur për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Ai ka nënvizuar se Ushtria e Kosovës do të qëndrojë gjithmonë krah për krah me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe me ushtritë e vendeve anëtare të Aleancës Veri-Atlantike.

Lajme të ngjashme