Haradinaj: Vetë subjekti politik që e nominoi Bashën, nuk e ka marrë seriozisht - NACIONALE

Haradinaj: Vetë subjekti politik që e nominoi Bashën, nuk e ka marrë seriozisht

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, gjatë një interviste në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ka komentuar zgjedhjen e Dimal Bashës në postin e kryetarit të Kuvendit.

Haradinaj tha se vetë partia që e propozoi Bashën nuk e ka marrë seriozisht këtë kandidaturë.

Ai theksoi se shqetësimi i tij kryesor lidhet me faktin se një figurë politike, të cilën ai e konsideron pa peshë, iu dha mundësia të përfaqësojë mbi 400 mijë qytetarë në krye të Kuvendit, pavarësisht se brenda grupit parlamentar të Vetëvendosjes, sipas tij, ka emra më autoritativë dhe me kredibilitet më të madh.

“Unë mendoj që edhe vet subjekti politik që e nominoi z.Bashën nuk e ka marrë seriozisht dhe më shumë më shqetëson fakti se si është e mundur që t’u jepet një përfaqësues 400 mijë votuesve si z.Basha, në këtë rast për kryetar Kuvendi, ku brenda listës së deputetëve të VV-së ka emra me autoritet dhe me kredibilitet”, deklaroi Haradinaj.

Lajme të ngjashme