Haradinaj: Vendimi i GjND-së një nga momentet më të rëndësishme në historinë tonë të shtetësisë dhe shtetndërtimit - NACIONALE

Haradinaj: Vendimi i GjND-së një nga momentet më të rëndësishme në historinë tonë të shtetësisë dhe shtetndërtimit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) është një nga momentet më të rëndësishme në historinë tonë të shtetësisë dhe shtetndërtimit.

Haradinaj ka thënë se konfirmimi i GJND-së për vulosi shtetësinë.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008 u konfirmua nga GjND më 22 Korrik 2010, e cila vulosi shtetësinë dhe të drejtën tonë të fituar me luftën çlirimtare, një hap ky i rëndësishëm drejt afirmimit të shtetit tonë sovran.” – ka shkruar ai.

Shkrimi i tij:

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) është një nga momentet më të rëndësishme në historinë tonë të shtetësisë dhe shtetndërtimit.

Shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 Shkurt 2008 u konfirmua nga GjND më 22 Korrik 2010, e cila vulosi shtetësinë dhe të drejtën tonë të fituar me luftën çlirimtare, një hap ky i rëndësishëm drejt afirmimit të shtetit tonë sovran.

Kosova duhet të vazhdojë të ndjekë vlerat perëndimore dhe të thellojë partneritetin e saj me miqtë dhe aleatët, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si rrugë e vetme për të arritur qëllimet tona si shtet.

Zoti e bekoftë Kosovën!

Lajme të ngjashme