Haradinaj uron Pashkët: Paqe, mirësi dhe harmoni në familjet tuaja. - NACIONALE

Haradinaj uron Pashkët: Paqe, mirësi dhe harmoni në familjet tuaja.

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përcjellë urimet e tij për besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkëve.

Postimi:

Të nderuar besimtarë të krishterë, katolikë dhe ortodoksë, i nderuar Imzot Dodë Gjergji, të dashur bashkëkombas,

Gëzuar dhe për shumë mot Pashkët!

Në këtë ditë të shenjtë, kur Pashkët kremtohen njëkohësisht nga të gjithë të krishterët, uroj paqe, mirësi dhe harmoni në familjet tuaja.

Uroj gjithashtu shtetasit e huaj që shërbejnë në Republikën e Kosovës dhe familjet e tyre, si dhe Atin e Shenjtë, Papa Françeskun dhe bashkëpunëtorët e tij, duke shpresuar për njohjen e plotë të Kosovës nga Selia e Shenjtë.

Kjo festë të na shërbejë për të forcuar respektin dhe harmoninë mes nesh!

Lajme të ngjashme