Haradinaj thotë se ata që e larguan prej vendit i ka v**rë dhe do t`i vr*së edhe tani: Këtë do ta bëja sa të jem gjallë - NACIONALE

Haradinaj thotë se ata që e larguan prej vendit i ka v**rë dhe do t`i vr*së edhe tani: Këtë do ta bëja sa të jem gjallë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së. Nasim Haradinaj, ka reaguar pasi i është ngritur aktakuzë ish-udhëheqësit të veteranëve, Faton Klinku.

Duke treguar se ata që e kanë detyruar ta lëshonte Kosovën i ka vrarë, ai ka thënë se njëjtë do të vepronte edhe tani.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar se kështu do të veprojë sa të jetë gjallë.

“Të gjithë ata që mua dhe Faton Klinakun dhe fatonat tjerë, na kanë detyruarë që ta lëshojmë vendin tonë, lëre më që i kemi vrarë atëherë, por njëjtë do të vepronim edhe tani. Pra, këtë do ta bëja derisa të jem gjallë!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme