Haradinaj të dielën prezanton programin e AAK-së në Augsburg të Gjermanisë - NACIONALE

Haradinaj të dielën prezanton programin e AAK-së në Augsburg të Gjermanisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidati për Kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e suksesit të bashkatdhetarëve në Augsburg të Gjermanisë, duke nënvizuar potencialin e jashtëzakonshëm të kombit.

Haradinaj ka theksuar se modeli që ai propozon bazohet pikërisht në frymën sipërmarrëse të mërgatës shqiptare, duke theksuar nevojën për një qeverisje që krijon mundësi për bizneset, jo pengesa.

"Modeli ekonomik që ne propozojmë bazohet pikërisht në këtë frymë sipërmarrëse që mërgata jonë e ka dëshmuar në Augsburg, Gjermani dhe Evropë. Kosova ka nevojë për një qeverisje që krijon mundësi, jo pengesa. Që mbështet biznesin vendor në vend që ta pengojë me taksa të panevojshme. Që ndërton ura mes diasporës dhe atdheut, jo që i trajton bashkatdhetarët tanë si bankomatë për buxhetin e shtetit." - tha ai.

Haradinaj ka ftuar bashkatdhetarët për një takim të nesërm në Augsburg, ku do të prezantoj Programin e Aleancës për zgjedhjet e 9 shkurtit, në Augsburg, Bozener Str. 29, duke filluar nga ora 14:00.

Lajme të ngjashme