Haradinaj takon Guvernatoren Reynolds: Mirënjohës përjetë Gardës së Iowas për forcimin e Ushtrisë së Kosovës - NACIONALE

Haradinaj takon Guvernatoren Reynolds: Mirënjohës përjetë Gardës së Iowas për forcimin e Ushtrisë së Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar Guvernatoren e Iowas, Kim Reynolds, të cilën e ka falënderuar për forcimin e Ushtrisë së Kosovës.

Haradinaj ka thënë se Garda e Iowas ka kontribuar jashtëzakonisht shumë për forcimin e Ushtrisë së Kosovës.

Me këtë rast, shpreha falënderimin për kontributin e jashtëzakonshëm të saj në avancimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes vendeve tona, e veçmas për ndihmën e Gardës së Ioëa-s në forcimin e Ushtrisë së Kosovës.” – ka shkruar Haradinaj.

Shkrimi i plotë:

Kisha nderin që në vizitën e saj të parë në Kosovë, të zhvilloj një bashkëbisedim të ngrohtë me Guvernatoren e shtetit të Iowa-s, znj. Kim Reynolds.

Me këtë rast, shpreha falënderimin për kontributin e jashtëzakonshëm të saj në avancimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes vendeve tona, e veçmas për ndihmën e Gardës së Ioëa-s në forcimin e Ushtrisë së Kosovës.

Gjithashtu, falënderim të veçantë i shpreha shqiptaro-amerikanit shembull, Rrustem Gecaj dhe djalit të tij Avdiut, të cilët kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për Kosovën nuk e ndalën asnjëherë.

Lajme të ngjashme