Haradinaj takon diasporën në Gjermani: Atdheu është pika jonë që na bashkon
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me bashkatdhetarë në Gjermani, së bashku me deputetët Time Kadrijaj dhe Bek Berisha.
Ai shprehu kënaqësinë e tij për takimin me bashkatdhetarët e tij dhe për t'i parë ata nga afër dhe, siç shprehet ai, duke u përmirësuar në punën e tyre.
“Edhe sot kam vazhduar me takime të njëpasnjëshme me bashkëkombësit që jetojnë në Gjermani. E kuptoj shumë mirë ndjenjën e tyre, e përjetoj emocionin që kanë me mijëra kilometra larg vendlindjes, pasi që dikur isha edhe unë pjesë e tyre. Dita e sotme kulmoi me tubimin në Sant Augustin, distrikti Rhein-Sieg-Kreis. I lumtur të shoh ata duke përparuar, duke ndihmuar familjet në Atdhe. I falënderoj të gjithë emër për emër, nisur nga Driton Malaj, kryetar i Aleancës për këtë rajon, dhe secilin që ndau nga koha e tyre që të bashkëbisedojmë mes vete për fatet e Atdheut, që është pika jonë që na bashkon përtej partive e ideologjive. Po kthehem në Kosovë, me shpresë që shumë nga këta mërgimtarë t’i takoj për festat e fundvitit dhe me shpresë se nga Kosova tash e tutje do të dëgjojnë vetëm lajme të mira.” - tha ai.