Haradinaj takon ambasadorin e ri të Austrisë, flasin për zhvillimet politike në Kosovë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.
Haradinaj në Facebook ka shkruar se në këtë takim është biseduar për zhvillimet akutale politike në vend.
"Prita në takim njoftues ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Georg Schnetzer. Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në vendin tonë, me ambasadorin Schnetzer biseduam për zhvillimet aktuale në vendin tonë dhe gjithashtu vumë theksin tek marrëdhëniet historike ndërmjet dy popujve.” – ka shkruar ai.
"Ambasadorin Schnetzer, e falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e shtetndërtimit, me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në rrugën tonë drejt integrimeve euro-atlantike.” – përfundon shkrimi i tij.
Statusi: