Haradinaj takon ambasadorin e Britanisë në Kosovë: Diskutuam për akualitetin politik - NACIONALE

Haradinaj takon ambasadorin e Britanisë në Kosovë: Diskutuam për akualitetin politik

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Haradinaj me një postim në llogarinë e tij në “Facebook” ka thënë se ata diskutuan për aktualitetet politike në Kosovë, ndërsa tha se miqësia mes dy shteteve është e përjetshme.

“E mirëpritëm në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Jonathan Hargreaves. Ambasadorin Hargreaves e falënderova për kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës. Gjatë takimit zhvilluam diskutim përmbajtësor për aktualitetet politike në vend, si dhe e njoftova për angazhimin e Aleancës në këtë periudhë. Miqësia mes popujve dhe vendeve tona është e përjetshme!”, shkruan Haradinaj.

Lajme të ngjashme