Haradinaj-Stublla përshëndet aksionet policore ndaj strukturave paralelele serbe, i quan "moti të domosdoshme" - NACIONALE

Haradinaj-Stublla përshëndet aksionet policore ndaj strukturave paralelele serbe, i quan "moti të domosdoshme"

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Vrullin e operacioneve policore kundrejt strukturave paralale serbe në Kosovë, ish-Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza-Haradinaj Stublla i ka "përshëndetur" duke e quajtur "moti të domosdoshme" dhe duke e lexuar në linjë edhe partnerët ndëkombëtarë të sigurisë. Stublla-Haradinaj megjithatë ka e edhe një drojë të saj.

Shkrimi i plotë i ish-kryediplomates:

LISTA SERBE VAZHDON TË JETË STRUKTURË ILEGALE E SERBISË NË KOSOVË

Është për t'u përshëndetur fakti se aksionet (moti-të-domosdoshme) të Prokurorisë e Policisë për spastrimin e Republikës së Kosovës nga strukturat paralele ilegale të Serbisë duket që janë të mirë-koordinuara politikisht me aleatët ndërkombëtar - meqë ende nuk kemi asnjë kundërshtim e reagim nga shtetet e Kuintit.

Por nëse çmimi për këtë është ‘kursimi’ i Radojçiqit nga aktakuza, dhe vazhdimi i financimit e operimit pa pengesa të të ashtuquajturës parti "Lista serbe" në Kosovë, atëherë nuk e di a mund t'a quajmë fitore dhe spastrim nga strukturat ilegale të Serbisë.

Lajme të ngjashme