Haradinaj-Stublla: Kur unë se lejova Vuçiqin në Kosovë reagoi Lajçaku, ku është tani? - NACIONALE

Haradinaj-Stublla: Kur unë se lejova Vuçiqin në Kosovë reagoi Lajçaku, ku është tani?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka kritikuar Bashkimin Evropian që nuk reaguan pasi zv/kryeministri Bislimi u kthye në gjysmë të rrugës.

Haradinaj-Stublla përmes një postimi në Tëitter ka shkruar se kur ajo refuzonte t’i jepte leje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit në momentin kur u zbulua një varr masiv me trupat e shqiptarëve të Kosovës në Kizhevak të Serbisë, Mirosllav Lajçak kishte reaguar tek Avdullah Hoti.

“Kur refuzova t’i jepja leje Aleksandar Vuçiqit të vizitojë Kosovën gjatë javës kur u zbulua një varr masiv me trupat e shqiptarëve të Kosovës në Kizevak të Serbisë, Miroslav Lajçak i dërgoi këtë Avdullah Hotit. Ku është tani ai për të mbajtur përgjegjës Aleksandar Vuçiqin për ndalimin e djeshëm të Besnik Bislimit? #Paanshmëri?”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme