Haradinaj shprehet i tronditur nga shpërthimi në Stamboll: Bota duhet të jetë bashkë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i tronditur nga shpërthimi i sotëm në Stamboll.
Haradinaj ka shkruar se bota duhet të jetë bashkë, kundër dhunës e terrorit. Nga shpërthimi në Stamboll, deri më tash janë konfirmuar gjashtë persona të vdekur.
POSTIMI:
I tronditur nga shpërthimi i sotëm në Stamboll.
Aktet e tilla qyqare, na kujtojnë edhe njëherë që bota duhet të jetë bashkë, e demokratizuar dhe e zëshme kundër dhunës dhe terrorit.
Lutemi për viktimat, të lënduarit dhe familjet e tyre. Qëndrojmë pranë Turqisë në këtë ditë të kobshme.