Haradinaj: ShBA-ja nuk është vetëm aleati kryesor strategjik i Kosovës, është edhe shtëpi për mijëra shqiptarë
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinja, ka bërë me dije se SHBA-ja nuk është vetëm aleati strategjik për Republikën e Kosovës.
Ai ka vlerësuar se Amerika është edhe shtëpi për mijëra shqiptarë që janë larguar për një jetë më mirë.
Këto komente ai i ka bërë gjatë vizitës në Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës "Vatra".
“Amerika nuk është vetëm aleati kryesor strategjik, por edhe shtëpia për mijëra shqiptarë që u larguan nga vendi në kërkim të një jete më të mirë. Vizitova Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës "Vatra", ku diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për rolin e rëndësishëm të diasporës, veçanërisht lobin shqiptaro-amerikan”, ka shkruar Haradinaj.
Edhe këtu ai ka përseritur qëndrimin se anëatresimi i Kosovës në NATO e bën rajonin më të sigurt.
“Vlerësova rolin e Vatrës në ndihmë të shtetit të Kosovës dhe çështjes shqiptare në përgjithësi në të gjitha etapat. Në takim të përzemërt e vëllazëror fola hapur për nevojën e vazhdueshme që të gjitha organizimet shqiptare në Amerikë të vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën në të gjitha sferat. Theksova se anëtarësimi i Kosovës në NATO, është synimi ynë kryesor, sepse kjo e bën Kosovën dhe rajonin më të sigurtë dhe e ndihmon paqen në botë, gjithnjë krah ushtrive të vendeve demokratike në krye me Amerikën”, ka shkruar Haradinaj.