Haradinaj reagon për “Contour Globalin”: Kurti dhe klika e tij janë kriminelë
Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka reaguar në lidhje me “Contour Globalin”, pasi Qeveria e Kosovës i ndau 21 milionë euro pas humbjes që Kosova pësoi në Gjykatën e Arbitrazhit.
Haradinaj ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti dhe klika e tij, që kundërshtuan këtë marrëveshje, janë kriminelë.
“Investimi i ‘Contour Globalit’ do të kishte qenë investimi më i madh në Kosovë. Termocentrali ‘Kosova e Re’ do t’i jepte Kosovës stabilitet dhe pavarësi energjetike. Ky projekt do ta bënte Kosovën të pandikueshme nga lufta në Ukrainë sa i përket çmimit të energjisë. Çmimi i megavatit të prodhuar në Kosovë do të ishte shumë më i lirë. Madje do të shisnim energji. Kosova vazhdon të mbetet e varur nga GEN-i. Kriminelët kthehet në vendin e krimit shpesh sepse nuk ndëshkohen. Kurti dhe klika e tij që e kanë kundërshtuar ‘Contour Globalin’ janë kriminelë” – ka thënë Haradinaj.