Haradinaj: Qytetarët po na bashkohen sepse po e shohin AAK-në si alternativën më serioze politike - NACIONALE

Haradinaj: Qytetarët po na bashkohen sepse po e shohin AAK-në si alternativën më serioze politike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar strukturat e të gjitha niveleve të partisë në vigjilje të 23-vjetorit të themelimit të saj.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se AAK-ja po kalon nëpër një momentum shume pozitiv, dhe sipas tij shumë qytetarët dhe profesionistë nga të gjitha fushat, po i bashkohen partisë së tij sepse po e shohin si alternativën më serioze politike.

Në vigjilje të 23-vjetorit të themelimit, takuam sot strukturat e të gjitha niveleve të AAK-së, ku diskutuam për çështjet e brendshme organizative. AAK po kalon nëpër një momentum shumë pozitiv. Qytetarë të shumtë, profesionistë nga të gjitha fushat, po i bashkohen Aleancës sepse ata po e shohin si alternativën më serioze politike.” – ka shkruar Haradinaj.

Tutje Haradinaj ka thënë se AAK-ja mbetet konsistente në temat nacionale.

Zgjedhjet e brendshme të fundit në Aleancë, kanë nxjerrë struktura të mirëfillta të cilat kanë krijuar terren jashtëzakonisht të mirë për prurje të reja nëpër degë në Kosovë por edhe në diasporë. AAK mbetet konsistente në temat nacionale sepse vlerësojmë se kjo është e duhura për Kosovën, qytetarët dhe të ardhmen tonë të përbashkët.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme